Në Tottenham s’ka më vend për të

Futboll

Në Tottenham s’ka më vend për të

Më: 17 korrik 2021 Në ora: 11:11
Në Tottenham s’ka më vend për të

32-vjeçari e kaloi në formë huazimi në Londër sezonin e kaluar, duke pasu disa momente të mira, edhe pse me Jose Mourinhon, ishte në të njëjtën situatë siç ka qenë viteve të fundit me Zinedine Zidane, duke qëndruar me shumë në stol.

Ai startoi në 10 nga 20 paraqitje gjithsej në Premierligë, dhe e mbylli me 11 gola.

Në Tottenham s’ka më vend për të, por në Real Madrid po, pasi Carlo Ancelotti ka vendosur t’ia japë edhe një shans.

“Gareth Bale s’do të jetë pjesë e skuadrës tonë”, tha trajneri i Tottenham.

Bale ka qenë vendimtar në shumë ndeshje për Real Madridin që nga viti 2013 kur u ble për 100 milionë euro, por atë asnjëherë nuk e deshi Zidane, por me Ancelottin mund të nis një jetë të re.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat