Real Madrid vazhdon të përgatitet për miqësore para sezonit të ri.
Los Blancos do të kenë një sezon interesant pas largimit të Sergio Ramos, dhe pas ardhjes së David Alaba, Reali po tenton edhe për Kylian Mbappen, që vështirë se do ta marrë këtë sezon.
Ndryshimi është edhe në stol, u largua Zinedine Zidane, erdhi Carlo Ancelotti.
Me Ancelottin, atmosfera në skuadër është shumë e mirë, madje trajneri italian është parë së fundmi duke bërë edhe shaka.