Në Holandë sulmojnë Feyenoordin, shkak Kosova

Futboll

Në Holandë sulmojnë Feyenoordin, shkak Kosova

Më: 23 korrik 2021 Në ora: 17:30
Në Holandë sulmojnë Feyenoordin, shkak Kosova

Rezultati më i mirë nga ekipet shqiptare erdhi nga Drita që ndali në barazim pa gola Feyenoordin.

Shanset për kualifikimin e mëtejshëm mbetet ende të vogla, por rezultati i sotëm mbetet për t’u shkruajtur në historinë e futbollit të Kosovës.

Ndërkohë në Holandë ka pasur “kryqëzim” për Feyenoordin. Analistët në “ESPN” nuk kanë ngurruar që ta cilësojnë si mediokër këtë ekip:

“Duhet të jemi realist. Nuk e kanë nënvlerësuar Dritën.

Fejenoordi është thjeshtë shumë mediokër si ekip për momentin. U mungojnë lojtarët e nevojshëm për t’u rritur në nivel. Ajaksi dhe PSV janë shumë larg tyre”, tha mes të tjerash Mario Benn.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat