Pasi mbylli një epokë të artë me Bayern Munich, Jerome Boateng është lojtar i lirë dhe në pritje të një projekti të denjë që mund t’i plotësojë dëshirat.
Sipas mediave spanjolle, klubi i Sevillës është shumë i interesuar për të afruar mbrojtësin gjerman në skuadër për të përforcuar repartin e prapavijës për sezonin e ardhshëm.
Drejtori sportiv, Monchi e ka në krye të listët së merkatos emrin e Boateng për të cilin është gati të nisë menjëherë bisedimet me menaxherët e futbollistit.
Vetë lojtari kërkon një skuadër që lufton për tituj dhe që luan në Champions League dhe Sevilla duket klubi që mund t’ia plotësojë kërkesat 32-vjeçarit, për të cilin është interesuar edhe Monaco.