Drita nuk e meritoi eliminimin! Goli në minutën e fundit, ishte fatal, të cilin e realizoi Til, duke e kompletuar het-trik-un dhe falë tij Feyenoord avancoi në rrethin e tretë të Conference League.
Nënkampioni i Kosovës, Drita, nuk e meritoi eliminimin, futbollistët e të cilës luftuan si burrat dhe dhanë shembull se si luftohet për ngjyrat e klubit.
Feyenoord ka shënuar fitore me rezultat 3:2 ndaj Dritës, duke iu falënderuar barazimit 0:0 në Prishtinë, kualifikohen më tej.
Feyenoordi avancon me golin e Til në minutën e 7-të.
Drita dridh skuadra e famshme holandeze. Marko Simonovski barazon rezultatin 1:1 në minutën e 12-të.
Në minutën e 16-të, Astrit Fazliu shënoi duke e shfrytëzuar edhe gabimin e portierit, 1:2.
Guus Til shënon golin e dytë personal në ndeshje, Feyenoordi barazon rezultat 2:2 në minutën e 68-të.
Në minutën e fundit, Til shënon për 3:2, duke e eliminuar Dritën, e cila tregoi lojë burrërore dhe nuk e meritoi këtë humbje.
Skuadra famshme holandeze kualifikohet me fat.
Feyenoord - Drita 3:2
Stadiumi “De Kuip” në Roterdam.
Gjyqtar: E. Eskas (Norvegjia).
Shënues: Til (7’, 68’ e 90’) - Simonovski (12’), Fazliu (16’).
Kartona të verdhë: Toornstra, Johanbakhsh, Sinisterra - Maloku.
Feyenoord: Blijlow, Fer, Pedersen (Haps 83’), Senesi, Malacia, Toornstra, Orkun Kokçu, Till, Johanbakhsh (Bozenik 62’), Linssen, Sinisterra.
Drita: Maloku, Blakqori, Cuculi, Arago, Limani, Vucaj (Krasniqi 90+3’), Jashari, Fazliu (Islami 69’), Ajzeraj (Irogue 90+5’), Muja, Simonovski.