Aymeric Laporte duket se nuk është më i lumtur në Manchester City.
Laporte ka humbur vendin në formacionin startues të Man City, dhe spanjolli nuk është aspak i lumtur me këtë fakt.
Trjanerit i ekipit anglez Pep Guardiola po preferon dyshen John Stones dhe Ruben Dias para tij.
Sipas ‘The Transfer Window’, Laporte tashmë i ka bërë të ditur drejtuesve të ‘Citizens’ se ai dëshiron të largohet.
Mbrojtësi dëshiron një ekip ku do të ketë më shumë minutazh të shfaq kualitetet e tij.
Interesim për 27-vjeçarin ka shfaqur prej kohësh Barcelona, dhe mbetet të shihet nëse dy klubet do të arrijnë marrëveshje.