Blerja më e re e Juventusit, Kaio Zhorzhe i ka çmendur të gjithë aq sa tifozët juventinë kanë filluar ta shohin si ‘’Nejmarin’’ e ri.
I lindur në 24 janar të vitit 2002, Zhorzhe u rrit në lagjet e varfra të Brazilit duke e nisur karrierën futbollistike në futsall. Babai i tij, Zhorzhe Ramos gjithashtu një futbollist, hidhte në youtube videot e të birit, çka tërhoqi dhe vëmendjen e skautëve të Santosit.
Në atë kohë, Zhorzhe ishte 12 vjeç dhe audicioni i tij zgjati vetëm pesë minuta pasi drejtuesit e klubit brazilian u habitën nga aftësitë e sulmuesit.
Pjesa tjetër është rekorde. Zhorzhe shënoi 125 gola në ndeshjet e zhvilluara me ekipet zinxhirë të Santosit, dhe u bë lojtari i gjashtë në histori të Brazilit duke debutuar në fushë në moshën 16 vjeç. Gjithashtu në moshën 15-vjeçare, Zhorzhe realizoi golin e parë në ‘’Copa Sao Paolo’’ që është dhe kompeticioni më i madh i të rinjve në Brazil.
Me atë gol, 19-vjeçari barazoi rekordin e Nejmarit. Vitin e kaluar, braziliani theu një tjetër rekord duke u bërë i pesti lojtar që shënon në sekondat e para të takimit, duke ndëshkuar Gremion vetëm pas 11.4 sekondash lojë. Juvja ka bërë një goditje të madhe që klubet e tjera do ta kenë zili, duke i hequr nga duart Milanit objektivin e verës.