Prej muajsh ka pasur pyetje në lidhje me efektet e mundshme afatgjata të koronavirusit tek atletët.
Disa muaj më parë, Nantes njoftoi se sulmuesi Jean-Kévin Augustin vuante nga të ashtuquajturat simptoma “Long-Covid” dhe për këtë arsye ai kishte kaluar në ekipin e dytë, për t’i lejuar atij të rifitonte kushtet optimale.
Edhe Bersant Celina, mesfushori shqiptar i Dijon, do të mbetet jashtë ekipit për shkak të një problemi të lidhur me infeksionin, edhe pse në rastin e tij situata duket shumë më e komplikuar.
Lojtari vuan nga perikarditi dhe mund të qëndrojë pushim për rreth tre muaj.
Shpresa është që ky problem të mos kthehet në një sëmundje kronike, pasi mund të nënkuptojë përfundimin e karrierës.