Nënkampioni i Kosovës, Drita, po bëhet gati për edicionin e ri.
Skuadra e drejtuar nga Ardian Nuhiu, ka aranzhuar tri miqësore para sezonale.
Miqësorja e parë do të zhvillohet të shtunën me 7 gusht ndaj klubit Vjosa.
Pas kësaj vjen ndeshja me 11 gusht ndaj Dukagjinit në Klinë.
Ndërsa ndeshja e fundit vjen me 15 gusht ndaj Ulpianës, që është pjesë e Superligës.
Në këto ndeshje pritet të debutojë Rron Broja dhe Agim Zeka, dy transferimet e fundit.