Klubi anglez po synon transferimin e Antoine Griezmann.
Barcelona njoftoi largimin e Messit javën e kaluar por duket se duhet të shesë ende futbollist që të balancoj financat.
“Blaugranët” duhet të reduktojnë listën e pagave që të rikthehen në gjendje stabile.
Sipas “The Sun”, Man Utd është duke menduar transferimin e Griezmannit në ditët e fundit të afatit kalimtar të verës.
Drejtuesit e klubit anglez thuhet se së shpejti do të dergojnë një ofertë për 30-vjeçarin.
Futbollisti ka një pagë shumë të lartë gjë që po shtyen edhe drejtuesit e gjigantit spanjoll që të mendojnë largimin e tij.
Francezi thuhet se tashmë i ka thënë agjentit të tij që dëshiron të largohet nga “Camp Nou” dhe është i hapur për një kalim në Angli.