Milan nuk rrezikon

Futboll

Milan nuk rrezikon

Më: 10 gusht 2021 Në ora: 12:10
Milan nuk rrezikon

Zlatan Ibrahimoviç pritet të mungojë në ndeshjen e parë të Serisë A 2021/22.

Sipas Gazzetta dello Sport, Milan duket se do të zgjedhë rrugën e kujdesit për rikthimin e kampionit suedez nga dëmtimi, i cili e mbylli para kohe sezonin e kaluar për shkak të një problemi në gju.

Rikuperimi vazhdon sipas programit, por pa u nxituar. Kështu që do të ishte pothuajse e pamundur që ta shihnim Ibrën në fushë kundër Sampdoria-s, ashtu si edhe në javën e dytë të kampionatit kundër Cagliari-t.

Objektivi, në fakt, janë dy ndeshjet e mëdha pas sfidave të kombëtareve: kuqezinjtë do të përballen në fillim me Lazio-n dhe më pas Juventus-in.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat