Sulmuesi Kemal Ademi, do ta vazhdojë karrierën në Premier Leaguen e Rusisë.
Ademi të martën është prezantuar te skuadra e Khimkit, të cilës i është bashkuar nga Fenerbahçe. Ademi me Khimkin ka firmosur kontratë deri në vitin 2024.
Ademi në pjesën e dytë të edicionit të shkuar, ishte i huazuar te Karagumruk për shkak se nuk bindi te Fenerbahçe, ekip të cilit iu bashkua vitin e shkuar nga Baseli.
Ai pati 13 paraqitje sezonin e fundit në të gjitha garat, ku shënoi një gol dhe bëri një asistim.
Në kampionatin e Rusisë, tashmë janë zhvilluar tri xhiro dhe Khimki zë vendin e shtatë në tabelë me katër pikë të mbledhura.