Vetëm pak kohë më parë Haaland deklaroi se shpresonte që oferta 120 milionë euro e Chelseat të ishte thjesht një thashethem, pasi sipas tij këto janë shifra të çmendura për një futbollist, sidomos në kohën e pandemisë.
Pas blerjes së Lukakut nga ana e londinezëve tashmë pista Haaland është një kapitull i mbyllur.
Megjithatë sulmuesin norvegjez mund ta shikojmë këtë vit tek kampionia e Gjermanisë, Bayern Munchen. Drejtori Sportiv i bavarezëve, Hasan Salihamidzic konfirmoi se skuadra është në kontakte me Dortmundin dhe agjentin e lojtarit.
Dortmundi njihet ndryshe si “dyqani i Bayern” pasi në këtë skuadër janë transferuar emra të klasit botëror si : Lewandoswki, Hummels dhe Gotze.