FIFA ka përditësuar renditjen e përgjithshme të përfaqësueseve, e cila vijon të kryesohet nga Belgjika.
“Djajtë e kuq” të Europës nuk arritën të lënë gjurmë në Euro 2020, duke u eliminuar nga Italia në fazën çerekfinale.
Skuadra belge ka shkuar në kuotën e 1822.37 pikëve, por tani Brazili i ka marrë vendin e dytë Francës dhe është afruar akoma më shumë me kreun, pasi ka vetëm 25 pikë më pak, ndërsa një rritje të ndjeshme ka regjistruar Italia Kampione Europe, që e sheh veten në vendin e 5-të me 1744 pikë.
Ka ruajtur vendin e katërt edhe Anglia finaliste e Europianit, ndërsa Argjentina është ngjitur dy vende më lart, konkretisht në të gjashtin, pasi ia doli të triumfojë në Copa America dhe parakaloi përfaqësueset iberike si Spanja e Portugalia.