Ylli argjentinas Lionel Messi është larguar nga klubi ku kaloi gjithë karrierën e tij, për t’u transferuar te Paris Saint-Germain.
Gjatë ditës së sotme, argjentinasi është paraqitur për herë të parë në stërvitje dhe është takuar me shokët e skuadrës.
Njëri ndër të parët që ka postuar fotografi me Messin është pikërisht supertalenti Kylian Mbappe.
Ky i fundit ka postuar disa fotografi në rrjetin e tij social, duke shkruar: “Mirëserdhe në Paris, Leo”.
Francezi është kërkuar me ngulm nga Real Madrid, mirëpo ardhja e Messit në klub duket se ka ndryshuar planet për të ardhmen.