Mund të kthehet në Spanjë

Futboll

Mund të kthehet në Spanjë

Më: 13 gusht 2021 Në ora: 20:30
Mund të kthehet në Spanjë

Kleandro Lleshi shumë shpejt mund të kthehet të rifillojë karrierën e tij në Spanjë.

Mesfushori shqiptar, i cili në edicionet e fundit ka lëvizur në skuadra të ndryshme në Gadishullin Iberik, pret të kthehet së shpejti atje pasi për të interesohen dy klube me emër, edhe pse për momentin gjenden larg elitës.

Lleshi ka luajtur në këto vite me Leganes B, Fuenlabrada, Rekreativo dhe Kartagena, por pa arritur të gjente një vend fiks në rreshtimin titullar. Megjithatë, paraqitjet e tij, të pakta në numër edhe për shkak të disa dëmtimeve, kanë tërhequr vëmendjen atje dhe sipas mediave spanjolle, për të interesohen Herkules dhe Numancia,.

Të dy klubet në fjalë kanë qenë në elitën e futbollit spanjoll në të kaluarën por kriza ekonomike dhe sportive që kanë kaluar në vitet e fundit, ka sjellë rrëzimin e tyre mes amatorëve.

Të dy këto klube garojnë në kategorinë e katërt spanjolle dhe në planin që kanë për t’u ngjitur më lart, shohin edhe Lleshin si pjesë e projektit. Lojtari për momentin është futbollist i lirë dhe po stërvitet në Shqipëri, në pritje të finalizimit të marrëveshjes me një prej klubeve në fjalë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat