Barcelona po do dëshpërimisht që t’i ndajë rrugët me Philippe Coutinho-n sa më shpejtë që është e mundur, raporton Marca.
Katalunasit janë në lëmsh financiar e menaxherial, gjë që iu kushtoi edhe me humbjen e legjendës së tyre, Lionel Messi-t.
Ata janë në hall me paga të lojtarëve dhe me paratë që i kanë në dispozicion, dhe largimin e brazilianit po e shohin si një prej hapave drejt shpëtimit, raporton KK.
Mediumi i lartpërmendur spanjoll thotë që janë disa klube që kanë interesim për ish-lojtarin e Liverpool-it, Interit dhe Bayern Munchen-it porse ende nuk ka ndonjë lëvizje konkrete nga ana e tyre.