Renova e shënoi fitoren e parë në sezonin e ri, pasi dje ka mposhtur Shkëndijën në derbin tetovar me rezultat 2-1, që ishte edhe një prej ndeshjeve më interesante në javën e dytë.
Në mungesë të trajnerit Qatip Osmanit, (e ka kaluar ditën e fundit në izolim për shkak të Covid-19), ekipin e ka drejtuar zëvendësi i tij, Bashkim Livoreka.
Ky i fundit ka deklaruar se ta mposhtësh Shkëndijën është dicka e jashtëzakonshme.
“Normal se çdo fitore është e këndshme, por kjo ështē diçka tjetër se edhe shefin, Qaton, se kishim, ishte në izolim. Dhjetë ditë kam punuar vet. Kjo fitore e gëzoi shumë ate. Ta mposhtësh kampionin është dicka e jashtëzakonshme”, deklaroi ai.
Pas triumfit të djeshëm, Renova ka tubuar katër pikë, ndërsa të mërkurën po në Tetovë do të presë ekipin e Borecit nga Velesi, në kuadrin e javës së tretë.