Një goditje vërtet e madhe për Bajernin në këtë start të sezonit të ri teksa skuadra bavaraze ka humbur portierin dhe kapitenin e skuadrës Manuel Nojer për shkak dëmtimi.
35-vjeçari u dëmtua në kyçin e këmbës së djathtë në finalen e Superkupës ndaj Borusia Dormundit, por arriti ta mbyllte ndeshjen pa u zëvendësuar.
Lajmi u bë publik ditën e sotme nga vetë faqja e Bajernit duke hidhëruar tifozët bavarezë.
Një prishje planesh për Julian Nagelsman i cili humbet lojtarin më të rëndësishëm në skuadër në këtë start sezon, teksa nuk bëhet e ditur koha që do të mungojë kapiteni i kombëtares gjermane. Me shumë mundësi Nojer do të humbasë dhe ndeshjen e parë në grupet e Ligës së Kampionëve.