Merr leje nga FIFA për t’iu bashkuar Kosovës

Futboll

Merr leje nga FIFA për t’iu bashkuar Kosovës

Më: 20 gusht 2021 Në ora: 17:04
Merr leje nga FIFA për t’iu bashkuar Kosovës

Astrit Selmani është kthyer në një bomber të vërtetë duke u bërë shpesh herë protagonist me golat e tij si në kampionatin suedez të futbollit ashtu dhe në Ligën e Konferencës.

Selmani u transferua në janar të këtij viti tek skuadra e Hamarbit ku është aksioner dhe sulmuesi suedez Zlatan Ibrahimoviç, duke u kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm në skuadër.

Së fundmi, Selmani është autor i pesë golave në Ligën e Konferencës me Hamarbin duke mbajtur vendin e dytë në renditjen e golashënuesve të kompeticionit. 24-vjeçari ka bërë një hap tjetër të madh në karrierë duke marrë leje nga FIFA për t’iu bashkuar Kosovës.

Madje debutimi i Selmanit me fanellën e dardanëve do të vijë shumë shpejt, ku sipas gjasave sulmuesi do të jetë në fushë për 3 sfidat që Kosova do të luajë në shtator ndaj Gjeorgjisë, Greqisë dhe Spanjës. Ky është një lajm vërtet i bujshëm teksa dardanët vazhdojnë të përforcon me elementë të rritur në futbollin europian.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat