Ish portieri i klubit të futbollit Prishtina, Alban Muçiqi, ndryshe djali i këngëtarit të mirënjohur Afrim Muçiqi, njëherësh nënkryetar i FC Prishtina, befason të gjithë me një mesazh.
Alban Muçiqi ia dedikon disa fjalë emocionuese nuses së tij.
“Një javë më parë, në altarin e dashurisë u betuam mes emocionesh për lumturi të përjetshme.
Kemi bekimin e Zotit, për ajrin e dashurisë që frymojmë dhe rrjedhën e pafundme të çasteve që së bashku përqafojmë.
Je buzëqeshja ime që kurrë s’do të venitet, je loti im i gëzimit!
S’me tremb asnjë dallgë e jetës, sa kohë streha ime je ti! Jemi festa e jetës se njëri-tjetrit, gëzuar dashuri”, ka shkruar Muçiqi.