“Galaktikët” janë duke e monitoruar nga afër situatën e mbrojtësit të Manchester City.
Gjiganti spanjoll ka shprehur interesim për të transferuar mbrojtësin Aymeric Laporte, raporton “Mundo Deportivo”.
Mbrojtësi spanjoll nuk është më në planet e kampionit aktual të Premier Ligës angleze, dhe sipas spekulimeve ai mund të kalojë te Reali.
Që nga transferimi i tij nga Athletic Bilbao te Manchester City, Laporte ka arritur të bëjë 112 paraqitje në të gjitha garat, duke regjistruar gjithsej nëntë gola dhe tri asistime.
Vlera në treg e mbrojtësit 27-vjeçar thuhet të jetë 45 milionë euro, shumë të cilën krerët e Real Madridit duhet ta japin si dëmshpërblim për të siguruar shërbimet e Laporte.