Reali në presion

Futboll

Reali në presion

Më: 28 gusht 2021 Në ora: 11:45
Reali në presion

E shtuna e futbollit në Supersport nuk sjell vetëm dy supersfidat e futbollit anglez pasi në ekranin tonë do të keni mundësi të ndiqni të tjera takime nga kampionatet më të rëndësishme europiane.

Në Bundesliga është dita e Bayern Munich që do të kërkojë t’i kundërpërgjigjet Borussias së Dortmundit që të premten triumfoi me rezultatin e ngushtë 3-2 ndaj Hoffenheim. Bayerni i Nagelsmann luan sërish në Alianz Arena teksa këtë herë pret Herthan e Berlinit që në merkaton e kësaj vere është forcuar me emra me peshë si Jovetic apo Kevin Prince Boateng edhe pse ky i fundit bashkë me polakun Piatek janë të dëmtuar dhe nuk do të luajnë në këtë sfidë. Bayern-Hertha luhet në orën 18:30 dhe vjen live në ekranin e Supersport ashtu si edhe sfida e orës 15:30 mes Augsburg dhe Bayer Leverkusen, një duel ku aspirinat janë favoritë.

Në La Liga vëmendja më e madhe do të jetë te sfida e mbrëmjes mes Real Betis dhe Real Madrid, një ndeshje e vështirë për Los Blancos të cilët do të tentojnë të rikthehen te fitorja pas barazimit 3-3 ndaj Levantes, një javë më parë po në transfertë.

Përveç sfidës së orës 22:00 mes Betis dhe Real Madrid në orën 19:30 nga java e 3-të e La Ligas në ekranin tonë do të keni mundësi të ndiqni edhe duelin Elche-Sevilla, një sfidë ku andaluzianët e Julen Lopeteguit janë dukshëm favoritë për të marrë maksimumin e pikëve.

Nga kampionati francez në orën 21:00 do të vijë sfida mes Olympique Marseille dhe St Ettiene një duel me histori të madhe ku skuadra e Sampaolit do të kënaqej vetëm me 3 pikët, ndërkohë PSV Eindhoven që në kampionat ka fituar dy ndeshjet e saj të para do të sfidojë në shtëpi Groningen në një duel ku i bëjnë punë vetëm tre pikët.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat