Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, nuk ishte i kënaqur me disa nga vendimet e marra nga gjyqtarët dhe lojtarët e tij pasi skuadra e tij humbi 5-0 nga Manchester City të shtunën.
Humbja nga Manchester City është e treta radhazi në sezonin e ri të Superligës dhe madje ata në këto tri ndeshje nuk e kanë shënuar asnjë gol.
Kishte disa momente të diskutueshme në ndeshje, megjithatë, Arsenali mbeti me 10 lojtarë në fushë pasi kapiteni i tyre Granit Xhaka u përjashtua me karton të kuq.
Duke folur për “BT Sport” pas ndeshjes, Arteta shprehur zhgënjimin e tij pasi ra në fund të tabelës së Premier Ligës.
"Është vërtet e dhimbshme," tha Arteta. "Shumë gjëra ndodhën në lojë për të arritur atje ku arritëm. Unë mendoj se e filluam lojën shumë mirë, dhe herën e parë që ata e morën topin erdhën në zonë ndërsa ne nuk reaguam mirë ndaj atij krosimi.”, tha fillimisht Arteta.
"Pas kësaj, ne u përpoqëm të reagonim. Unë mendoj se krijuam disa situata. Ne pranuam të dytin edhe pse për mua është një goditje e qartë në fytyrën e Calum Chambers, por arboitëri e lejoi vazhdimin e aksionit. Kartoni i kuq, padyshim pastaj e bëri situatën shumë të komplikuar.”
Pas javëve të tyre më të këqija në Premier Ligë, Arteta vlerësoi besnikërinë e tifozëve të Arsenalit dhe kërkoi falje që nuk ishte në gjendje të jepte rezultatet që ata po i kërkojnë.
"Ne mendoj se kishim 3,000 tifozë sot dhe mënyra se si ata reaguan ndaj ekipit dhe klubit me mbështetjen që ata kanë dhënë, ishte e pakushtëzuar."