Manchester Utd kthehet me pikë të plota nga stadiumi " Molineux"!
"Djajtë e kuq" shënuan fitore me rezultat 1:0 kundër Wolvesit.
Vendasit protestuan që topi nuk u ndal pas lëndimit të një lojtarit të tyre, ku bie edhe goli i skuadrës mysafire.
Futbollisti Mason Greenwood në minutën e 80-të futet në 16 dhe me goditje të fortë shënon për 0:1.
Manchester Utd renditet në vend të tretë me 7 pikë pas 3 jave në Premier League, ndërsa Wolves është në vend të 18-të me 0 pikë.
Wolves pësoi tre humbje rresht dhe të gjitha me rezultat minimal 1:0.