Çuditë e futbollit anglez

Futboll

Çuditë e futbollit anglez

Më: 29 gusht 2021 Në ora: 22:14
Çuditë e futbollit anglez

Një ngjarje e pazakonte ka ndodhur këtë fundjavë në ndeshjen e League One në Angli. Në pushimin e ndeshjes, rreth 10 mijë tifozë të pranishëm në stadiumin e Wigan për sfidën ndaj Portsmuth, u ngritën në këmbë dhe nderuan me duartrokitje një patok të ngordhur.

Nuk bëhej fjalë për maskotën e klubit, por për patokun me emrin Keith të një prej tifozëve të Wganit.

Ky i fundit kishte shkruar në grupin e Whatsapp të tifozëve vetëm “Keith u nda nga jeta” dhe shokët e tij e kishin ngatërruar me një tifoz me këtë emër i cili po vuante një sëmundje të rëndë.

Tifozi Keith për fat ishte gjallë, ndërsa më vonë u shpjegua keqkuptimi, teksa po organizohej online homazhi.

Gjithsesi, tifozët vendosën që të nderonin edhe patokun e gjorë dhe në pushimin e ndeshjes, në ekranin e madh të stadiumit të klubit i cili pak vite më parë ishte në Premier Ligë, u shfaq fotoja e patokut. Të gjithë tifozët u çuan në këmbë dhe me një minutë duartrokitje nderuan patokun, për një nga skenat më të çuditshme të futbollit anglez në këtë fundjavë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat