Skuadra e PSG-së ka konfirmuar veten si dominuese absolute e merkatos së verës, duke goditur edhe në orët e fundit të afatit të lejuar për lëvizje futbollistësh.
Klubi parizien ka zyrtarizuar rekrutimin e Nuno Mendes, një anësori luzitan, i lindur më 2002, i cili mbërrin në formë huazimi, me të drejtën e blerjes për 40 milionë euro nga Sporting.
Në kuadrin e të njëjtit operacion, sulmuesi Pablo Sarabia bën rrugën e kundërt, duke kaluar në klubin e Lisbonës me formulën e huazimit vjetor.
Pas nënshkrimeve të shkëlqyera të Donarummas, Serhio Ramosit, Hakimi, Uajnalldumit dhe, mbi të gjitha, Lionel Mesit, klubi i kryesuar nga Nasser Al-Khelaifi kompleton grupin e yjeve, duke shtuar një pjesë tjetër që do të ndihmojë në të majtë të formacionit të stërvitur nga Maurisio Poketinjo.