“Nerazzurri” e kanë në listën e dëshirave qe një kohë të gjatë mbrojtësin e majtë spanjoll të Chelseat, i cili ka oferta edhe nga La Liga
Interi e ka rikthyer interesimin për Marcos Alonson.
Kampioni aktual italian në fakt e kërkon qe një kohë të gjatë mbrojtësin e majtë spanjoll.
Por, këtë radhë, Zikaltrit e kanë seriozisht.
Ata do t’ia bëjnë Chelseat një ofertë për përfaqësuesin spanjoll.
E si alternativë të tij, “Nerazzurri” e kanë futbollistin e Frankfurtit, Filip Kostic.
Alexandar Kolarov dhe Ivan Perisic kanë hyrë në vitin e fundit të kontratës me Interin.
Prandaj, klubi italian po i kërkon zëvendësuesit e tyre në krahun e majtë.
Alonso nga ana e tij është duke e kaluar sezonin e fundit në “Stamford Bridge”.