Federico Chiesa dhe Stefano Sensi nuk do të jenë në dispozicion të Roberto Mancinit për ndeshjen Itali-Lituani, që do të nisë në orën 20:45, për shkak të problemeve fizike. Të dy lojtarët nuk u përfshinë në listë dhe “braktisën” grumbullimin e “të kaltërve” për t’u kthyer në klubet respektive.
Jashtë listës prej 23 futbollistësh mbeten gjithashtu edhe Nicolò Zaniolo dhe Emerson Palmieri, të cilët do të shkojnë në tribunë. Më herët kishin lënë grupin Verratti, Pellegrini, Immobile dhe Insigne. Këta janë lojtarët në dispozicion të Mancinit për Lituaninë:
Portierë: Donnarumma, Sirigu, Gollini.
Mbrojtës: Acerbi, Bastoni, Biraghi, Bonucci, Kalabria, Chiellini, Di Lorenzo, Florenzi, Toloi.
Mesfushorë: Barella, Bernardeschi, Castrovilli, Cristante, Jorginho, Locatelli, Pessina.
Sulmues: Berardi, Kean, Raspadori, Scamacca.