Sipas The Mirror, ish yllit të Tottenhamit, do t’i nevojiten disa muaj që të shërohet.
Bale mungoi në fitoren e “Los Blancos” shkaku i një lëndimi në kyçin e këmbës.
Kurse, pasi bëri testet, u konfirmua që me muaj do jetë jashtë fushës së gjelbër.
Ky lëndim erdhi në kohë të keqe për sulmuesin, që sapo kishte filluar të rigjejë formën e disa viteve të kaluara.
Ndërkohë, Real Madrid të mërkurën do zhvillojë përballjen e parë për LK ndaj Interit.