Start jo i mirë në Superligë, por që klubi i Ulpianës ka një mesazh të qartë për ndeshjet në vazhdim.
Klubi nga Lipjani ende nuk ka gjetur pikët e plota në elitë, pasi në katër ndeshjet e para ka arritur një barazim dhe tre humbje.
Kaltërbardhët përmes një postimi në faqen e tyre kanë njoftuar se së shpejti do të kthehen edhe të fitorja.
“Rrini të qetë, shumë shpejt do të rikthehemi tek fitorja”, thuhet në njoftimin e klubit.
Ulpiana në xhiron e pestë udhëton në Gjilan, derisa do të përballet me kuqebardhët ditën e diele.