Simon Kjaer raportohet se është afër marrëveshjes me Milanin për rinovim të kontratës.
32-vjeçari është pajtuar me kushtet e ofruara dhe do e zgjasë kontratën deri më 30 qershor 2024.
Sipas mediave italiane, parimisht është arritur marrëveshja mes palëve, teksa tani mbetet edhe finalizimi.
Reprezentuesi danez u transferua në “San Siro” në vitin e kaluar nga Sevilla, teksa te “Rossonerët” është shndërruar në një prej futbollistëve kyç.
Kontrata aktuale e Simon Kjaer skadon më 30 qershor 2022.