Egnatia meriton vlerësim maksimal, pavarësisht se e nisi kampionatin me humbje, në shtëpi përballë Kukësit. Ky është thelbi i deklaratës së trajnerit bardheblu, Orges Shehi, në prag të sfidës me ekipin rrogozhinas.
“Egnatia është skuadër që po bën investime dhe në minutat e fundit të merkatos ka marrë lojtarë cilësorë, pra jemi të vetëdijshëm që do të jetë një ndeshje e vështirë përballë një kundërshtari që këtë vit ka ardhur në elitë, por brenda për brenda ka cilësi dhe lojtarë me peshë”.
Taulent Seferi do të jetë pjesë e formacionit, pasi e ka kaluar problemin fizik, duke iu bashkuar grupit në seancat e fundit.
“Seferi nuk është stërvitur me grupin vetëm ditët e para, por më pas është bashkuar.
Besoj se është në gjendje të luajë e për të qenë në formacion. Superliga ka kundërshtarë realisht të fortë. Egnatian nuk e perceptojmë nga emri, por nga cilësia e lojtarëve që ka".