Ylli i Lyonit, Xherdan Shaqiri ka folur për herë të parë pas largimit nga Liverpooli.
Ai gjatë verës nënshkroi me klubin francez duke i dhënë fund aventurës në “Anfield” dhe në një intervistë për “TF1”, potencoi se ndihet shumë i lumtur që i është bashkuar skuadrës franceze.
“Jam i emocionuar dhe shumë i lumtur që jam këtu. Peter Boshz e pëlqen posedimin, futbollin ofensivë. Ishte një ndër arsyet për mua që erdha te Lyon. Dua të kem sukses dhe të dalim në tjetër nivel.
Me eksperiencën dhe nivelin e lojës, dua të ndihmoj klubin të rifitojë lavdinë e mëparshme.
Objektiva e klubit është të fitojë trofe, të rikthejmë Lioni ku ishte para 10 viteve. Do merr kohë që të rikthehet aty ku e meriton”, nënvizoi ai.
Xherdan Shaqiri deri më tani, te skuadra e Lyonit, ka regjistruar një assist.