Problemet që kanë shfaqur Dani Carvajal dhe Lucas Vasquez kanë detyruar Realin e Madridit të kërkojë një mbrojtës për krahun e djathtë në merkaton e janarit, dhe sëfundmi ka dalë në skenë një emër i ri.
Trent Alexandër Arnold i Liverpool dhe Pedro Perro i Sporting, të dy operacione me kosto të lartë në merkaton e ardhshme të dimrit. Tani shfaqet një rrugë e re me efekt të menjëhershëm dhe kjo është, Serge Aurier.
Anësori francez, u largua nga Tottenham këtë verë dhe ka mbetur lojtar i lirë. Edhe pse kishte disa oferta për t’u bashkuar me klube të ndryshme në ditët e fundit të merkatos që lam pas, ai në fund nuk pranoi asnjërën prej tyre.
Për momentin, Arsenal dhe Real Madrid janë më afër për të nënshkruar me të.