Mirlind Daku ka qenë në top-treshen e futbollistëve me të mirë të muajit shtator te Osijeku.
Sulmuesi shtatlartë i Kosovës nga tifozët e Osijekut është votuar vetëm 12%, derisa me përqindjen me të lartë ka qenë Petar Bockaj me 41%.
Ndërsa vendin e dytë e zuri Ivica Ivusic që është votuar rreth 19%.
Daku gjatë këtij muaji ka qenë njëri nga futbollistët me efikas tek skuadra kroate, teksa ka realizuar dy gola ndaj Gorica’s, ku ishte edhe vendimtar për tre pikët e fituar Osijeku.
Gjilanasi i cili deri me tani ka të zhvilluar pesë paraqitje në Superligën kroate, ka shënuar dy gola.