Tirana ka regjistruar fitoren e dytë në kampionat. Bardheblutë e Orges Shehit, triumfuan me rezultatin 2-0, në sfidën ndaj Laçit, e vlefshme për javën e katërt të Kategorisë Superiore.
Tirana ka mundur Laçin në javën e katërt të Kategorisë Superiore dhe është kthyer te fitorja në kampionat pas dy barazimeve radhazi.
Sfida e luajtur në Selan Stërmasi është vendosur në pjesën e dytë.
Kanë qenë dy autogola të miqve që u kanë dhuruar fitoren bardhebluve.