Milani është shumë i fortë për Atalantën në Bergamo.
Rossonerët e kanë shumë seriozisht luftë për titullin e kampionit, të cilët sonte shënuan fitore me rezultat 3:2 ndaj Atalantës.
Reprezentuesi i Shqipërisë, Berat Gjimshiti, u paraqit titullar për skuadrën nga Bergamo por nuk e kishin mbrëmjen e tyre.
Futbollistët Calabria (1'), Tonali (43') e Leao (78') shënuan për fitoren e Milanit dhe Zapata shënon nga penalltia në minutën e 85-të e Pashaliç në atë të 90+4 për Atalantën.
Pas javës së shtatë në Serie A, Napoli kryeson me 21 pikë, duke lënë pas Milanin me 19, Interin 17, Romën 15 e Atalanta zë vendin e 8-të me 11 sosh.