Kosova luftoi deri në pikën e fundit por nuk ia doli që të marrë një pikë në përballje me Republikën e Çekisë U-21.
Çekët shënuan fitore minimale me rezultat 1:0 ndaj Dardanëve, në takimin që u zhvillua në stadiumin "Fadil Vokrri" në Prishtinë.
Autor i golit është Gabriel në minutën e 38-të.
Çekia U-21 kryeson me 9 pikë duke lënë pas Anglinë me 6 sa ka edhe Kosova në pozitën e tretë në Grupin G të kualifikueseve për Kampionatin Evropian U-21.