Mesfushori i talentuar do të nënshkruajë kontratën e re me gjigantin spanjoll.
Pedri Gonzales ka hyrë në vitin e fundit të kontratës me Barcelonën që i skadon në qershor të vitit 2022.
‘Blaugranët’, prej kohësh kanë nisur bisedimet me përfaqëuesit e futbollistit dhe duket se tashmë marrëveshja mes palëve është arritur.
Sipas ‘Mundo Deportivo’, akordi është arritur dhe Pedri do të nënshkruajë kontratë pesë-vjeçare me gjigantin e La Liga-s.
18-vjeçari, është shndërruar në futbollist kyç të ekipit në drejtimin e Ronald Koeman dhe paraqitjet e tij të mira kanë bindur drejtuesit që t’i ofrojnë kontratë të re.
Spanjolli ka luajtur 56 ndeshje në karrierë me fanellën e Barçes duke realizuar katër gola e gjashtë asistime.
Thuhet se javën e ardhshme do të zyrtarizohet kontrata e re e Pedrit.