“Topi i Artë’’ u rikthye dhe një herë pas një mungese 2 vjeçare duke vendosur emrat më të rëndësishëm të botës së futbollit përkrah njëri-tjetrit.
Ditën e djeshme u bë publike dhe lista me 30 kandidatët për të fituar trofeun, ku përveç emrave të Lionel Mesi, Kristiano Ronaldo, Kilian Mbape dhe Erling Haland, ishte dhe emri i sulmuesit të Bajernit, Robert Levandovski.
Polaku mbylli një sezon fantastik në nivelin personal duke i cilësuar si sulmuesi më i mirë në botë për momentin. Levandovski shënoi 41 gola në 32 ndeshje me Bajernin në vitin 2021, ndërsa 9 gola në po kaq ndeshje me kombëtaren e tij Poloninë.
Më shumë gola se ndeshje për yllin polak që është pretendenti kryesorë për të fituar ‘’Topin e Artë’’ këtë sezon. Statistika të pabesueshme këto nga Robert Levandovski duke thyer çdo rekord e duke lënë prapa çdo kundërshtar.