Autori i golit të dytë, Aleksandër Isak tha pas ndeshjes se goli i shënuar nga ai ishte më i bukuri që kishte realizuar me kombëtaren e Suedisë.
Isak realizoi nga distanca një gol të jashtëzakonshëm.
“Kosova është ekip mjaft i mirë në fazën ofanzive. Ka lojtarë me mjaft kualitet.
Ne arritëm të shënonim gola. Në pjesën e dytë krijuam më tepër raste. Ky ishte goli më i bukur i imi me ekipin kombëtar”, tha Isak.
Suedia fitoi 3:0 ndaj Kosovës në “Friends Arena” në Stokholm.