Kosova u mposht nga Suedia me rezultat 3-0 në kuadër të kualifikimeve për Botororin “Katar 2022”.
Portieri Aro Muric ishte më i vlerësuari i ndeshjes nga Sofascore,
Pas ndeshjes, Muric tha se edhe pse kanë humbur do të bëjnë gjithçka që të dalin në vendin e tretë dhe se lidhur me pjesëmarrjen e tij në ndeshje vendos trajneri.
“Suedia bëri shumë mirë. Duke na befasuar në fillim. Pjesën e dytë e filluam mirë.
Nuk ka diferencë, është vendimi i trajneri se a luaj unë apo jo. Do të bëjmë gjithçka që ta arrijmë vendin e tretë” – tha Muric, shkruan Insporti.