PSG e transferoi Nuno Mendes nga Sporting në formë huazimi me të drejtë blerje në merkaton e kaluar verore.
PSG tani si duket janë impresionuar nga mbrojtësi i majtë dhe dëshirojnë që ta aktivizojnë klauzolën e blerjes në mënyrë të përhershme, sipas Fabrizio Romanos.
Sipas Fabrizios, Paris Saint-Germain janë ‘entuziastë’ për ndikimin e Nuno Mendes dhe plani është që të nënshkruajë me të me një marrëveshje të përhershme në 2022 për opsionin e blerjes prej 40 milionë eurosh.
PSG nënshkroi me Nuno në huazim [7 milion €] për shkak të Fair Play-it financiar – por ideja ishte tashmë e qartë: ai është “një për të ardhmen”, ka përfunduar Romano.