Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano ka konfirmuar se është arritur marrëveshja mes Barcelonës dhe talentit Pedri. Spanjolli është lojtar kyç te katalunasit, por kontrata i skadon verën tjetër.
Sipas gazetarit Romano, pas negociatave, Pedri dhe Barcelona duket që kanë arritur marrëveshje, që do finalizohet në fundjavë.
“Rinovimi i Pedrit është thjeshtë çështje kohës, pritet të finalizohet këtë javë.
Ai do qëndrojë te Barcelona deri në qershor të 2026”, shkroi Fabricio Romano.