Peter Crouch emëron “trajnerin e ardhshëm” të Liverpool

Futboll

Peter Crouch emëron “trajnerin e ardhshëm” të Liverpool

Më: 18 tetor 2021 Në ora: 18:56
Peter Crouch

Newcastle do ta ketë të vështirë të bindë Steven Gerrard për tu ulur në stolin e “qymyrxhinjve” pasi ikana e “The Reds” është “trajneri i ardhshëm i Liverpool”, sipas Peter Crouch.

Gerrard ka bërë mirë si trajner i Rangers ku mori drejtimin në verën e vitit 2018 dhe e udhëhoqi klubin drejt titullit të Premier League Skeceze sezonin e kaluar.

Ish-mesfushori i Liverpoolit tani është një nga emrat që lidhet me Newcastle pas blerjes së klubit nga sheikët e Arabisë Suadite.

Crouch nuk është i befasuar kur sheh emrin e ish-shokut të tij të skuadrës, por këmbëgul se Gerrard do të zëvendësojë Jurgen Klopp kur gjermani të largohet nga “Anfield”. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat