Karim Adeyemi është vetëm 19 vjeç dhe po mahnit të gjithë me talentin e tij.
Sulmuesi gjerman në 17 ndeshje me Salzburgun ka shënuar 12 gola dhe ka dhënë shumë asiste dhe për të tani radha e pretendentëve është e gjatë.
Sulmuesi që ka qenë edhe në akademinë e Bayernit, ka një kontratë deri në 2024 dhe vlerësohet 20 mln Euro nga drejtuesit e klubit austriak.
Janë Liverpool, Bayern Munchen, Atl. Madrid, Real Madrid, praktikisht elita e klubeve europiane që duan ta blejnë talentin 19-vjeçar.