Ndryshimi në pankinë sjell efekt, me Laçin që reagon ashtu si duhet dhe gjen fitoren e parë në kampionat.
Kurbinasit vuajtën jo pak në Kamëz përballë Kastriotit.
Një gol i Mentor Mazrekajt në pjesën e dytë u dha tre pikët bardhezinjve, që në këtë mënyrë largohen edhe nga fundi i renditjes, një pozicion të cilin e kanë parë shumë rrallë vitet e fundit.
Kastrioti-Laçi 0:1 (Mazrekaj 72′).