Ancelotti kërkon fitore në “Camp Nou”

Futboll

Ancelotti kërkon fitore në “Camp Nou”

Më: 24 tetor 2021 Në ora: 11:41
Ancelotti kërkon fitore në “Camp Nou”

Trajneri i Realit të Madridit, Carlo Ancelotti, foli në konferencë për shtyp para “El Clasicos”, duke pranuar se në një përballje të tillë është mirë të kesh frikë, duke përdorur edhe një metaforë të goditur.

“Është mirë të kesh frikë, sepse nuk mund të shkosh duke besuar se është mace dhe në fakt përballesh me një luan.

Frika është diçka që shfaqet para ndeshjes, pas stërvitjes, dhe mendon se skuadra nuk është mirë. Është diçka konstante. Është një ndjenjë e mirë, nuk po flas për të qenit i tmerruar.

Ka gjëra më të këqija në jetë sesa humbja e një ndeshjeje,” – shpjegoi Carletto.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat