Leicester merr fitoren e dytë radhazi, pasi ia doli të triumfojë me shifrat 1:2 në transfertën ndaj befasisë së sezonit, Brentfordit.
Tielemand dhe Maddison shënuan për “dhelprat”, ndërsa vendasit barazuan përkohësisht me Jorgensen, por pa arritur të marrin qoftë edhe një pikë nga kjo sfidë.
Derbi i Londrës mes West Hamit dhe Tottenhamit shkoi në favor të vendasve, që ia dolën të triumfojnë me rezultatin minimal 1-0.
Një gol i Mark Antonios në minutën e 72-të vendosi ndeshjen, ndërsa Tottenham nuk arrin të krijojë vazhdimësi rezultatesh dhe mbetet në kuotën e 15 pikëve.